Sulm me armë në Nice të Francës, dy të vrarë dhe tre të plagosur
Dy persona janë vrarë dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me armë të ndodhur në lagjen Moulins të qytetit Nice, në Francë. Sipas informacioneve paraprake, dy persona që ndodheshin në një automjet kanë hapur zjarr në sheshin qendror të zonës. Pas të shtënave, autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja dhe aktualisht janë në kërkim nga autoritetet. Ngjarja ka shkaktuar një mobilizim të madh të policisë dhe shërbimeve të emergjencës, ndërsa për arsye sigurie janë mbyllur përkohësisht të gjitha shkollat në zonë. Autoritetet franceze po hetojnë rrethanat e sulmit, i cili është i treti brenda katër ditësh që raportohet në qytetin e Nicës.
Burimi:
opinion.al