Sulm ajror izraelit pranë një spitali në jug të Libanit, plagosen 13 persona nga stafi mjekësor

Sulm ajror izraelit pranë një spitali në jug të Libanit, plagosen 13 persona nga stafi mjekësor

Një sulm ajror izraelit pranë një spitali në qytetin e Tyre, në jug të Libanit, ka plagosur 13 anëtarë të stafit mjekësor, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Libanit. Sipas autoriteteve libaneze, sulmi goditi zonën përreth Spitalit Hiram, duke shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme materiale në objekt. “Armiku izraelit kreu një sulm ajror në zonën e Spitalit Hiram në Tyre, duke plagosur 13 anëtarë të stafit të spitalit dhe duke shkaktuar dëme të mëdha”, thuhet në deklaratën e ministrisë. Ministria e Shëndetësisë i bëri thirrje ndërkombëtarëve të ndërhyjë për t’i dhënë fund përshkallëzimit të konfliktit dhe zgjerimit të sulmeve izraelite në territorin libanez.   Top Channel