Studentët në Shkup sërish në protestë për gjuhën shqipe, Lorik Cana u del në krah

Studentët në Shkup sërish në protestë për gjuhën shqipe, Lorik Cana u del në krah

Më 18 maj një tjetër protestë është paralajmëruar në Shkup, për të kërkuar të drejtën legjitime të studentëve shqiptarë për të bërë në gjuhën shqipe provimin e jurisprudencës. Thirrjes për t’ua bashkuar kësaj proteste i është përgjigjur edhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit Lorik Cana. “Gjuha është një nga shtyllat e Identitetit; kur ajo mohohet, mohohen të gjitha të drejtat për barazi, zhvillim dhe përkatësi! Ne nuk pretendojmë asgjë më shumë sesa atë që kemi fituar nëpërmjet sakrificës së paraardhësve tanë dhe të drejtës sonë të studiojmë në gjuhën tonë etnike, autoktone dhe shtetformuese. Bashkohu dhe ti”, shkruan Cana duke kërkuar sa më shumë mbështetje.