Spanja regjistron muajin maj më vdekjeprurës nga nxehtësia që nga fillimi i regjistrimeve

Spanja regjistron muajin maj më vdekjeprurës nga nxehtësia që nga fillimi i regjistrimeve

Spanja ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve të lidhura me nxehtësinë ndonjëherë për muajin maj këtë vit, me 101 viktima të lidhura me temperaturat e larta, sipas vlerësimeve të publikuara sot nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton Anadolu. Shifra është më e larta për muajin maj që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2015 dhe është 3,6 herë më e lartë se mesatarja e vdekjeve të lidhura me nxehtësinë gjatë këtij muaji në dekadën e fundit, tha ministria. Një valë e të nxehtit në fund të majit solli temperatura rekord në 23 provinca spanjolle, sipas agjencisë kombëtare meteorologjike AEMET, e cila gjithashtu njoftoi se pjesë të Detit Mesdhe dhe Detit Kantabrian regjistruan temperaturat më të larta për muajin maj që kur ekzistojnë matjet. Të...