Spanja reagon ndaj fluksit të emigrantëve në Ceuta, paralajmëron dëbime të shpejta
Bota E Premte, 31 Korrik 2026 15:26 Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, e cilësoi fluksin e madh të emigrantëve drejt enklavës spanjolle të Ceutës si një “sulm” dhe një “shkelje të integritetit territorial” të vendit, duke premtuar rikthimin e normalitetit në kohën më të shkurtër të mundshme. Gjatë një vizite në Ceuta, Sanchez shprehu mbështetjen e plotë të qeverisë për banorët e qytetit, ndërsa theksoi se situata përbën një ngjarje të paprecedentë në krahasim me rënien e vazhdueshme të emigracionit të parregullt gjatë viteve të fundit. “Ngjarjet e djeshme meritojnë dënimin më të ashpër. Ato përbëjnë një shkelje dhe një sulm ndaj integritetit territorial të një qyteti spanjoll si Ceuta”, deklaroi ai. Sanchez bëri të ditur se autoritetet spanjolle kanë përshpejtuar shqyrtimin e dosjeve të...
Burimi:
kohajone.com