Spanja përfshihet nga zjarret, 12 persona humbin jetën, 6 të plagosur
Të paktën 12 persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri të madh në Los Gallardos në provincën juglindore të Almerías në Spanjë, ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur. Disa nga viktimat u gjetën brenda automjeteve të cilat ishin përfshirë nga flakët. Dëshmitarët thonë se zjarri u shkaktua nga një linjë elektrike, me flakët që u përhapën me shpejtësi në një zonë të pyllëzuar aty pranë. Autoritetet nuk e kanë konfirmuar shkakun e zjarrit. Një valë e vazhdueshme e të nxehtit me temperatura rreth 40 gradë Celsius ka shkaktuar zjarre në të gjithë Evropën Jugore. Qindra zjarrfikës po përballen me incidente të mëdha në Francë, Portugali dhe Spanjë, me mijëra persona të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. “Numri i personave që vdiqën në...
Burimi:
javanews.al