Spanja i vendos ultimatum Italisë: Hapni kufijtë ose përballuni me masa

Spanja i vendos ultimatum Italisë: Hapni kufijtë ose përballuni me masa

Bota E Premte, 7 Gusht 2026 16:36 Qeveria spanjolle i ka kërkuar Italisë të heqë deri më 9 gusht kontrollet kufitare të rivendosura më 1 gusht pas krizës së emigrantëve në Ceuta. Madridi ka paralajmëruar se, nëse Roma nuk tërhiqet, do të marrë masa “proporcionale” për të mbrojtur interesat e qytetarëve të saj. Në një deklaratë zyrtare, qeveria e Pedro Sánchez e ka cilësuar vendimin italian si “të padrejtë dhe diskriminues”, duke thënë se kontrollet janë vendosur në mënyrë të njëanshme dhe pa paralajmërim. Spanja argumenton se kjo masë bie ndesh me frymën e bashkëpunimit brenda Bashkimit Evropian dhe rregullat e zonës Shengen. Madridi ka kundërshtuar edhe pretendimin italian se migrantët e hyrë në Ceuta mund të lëvizin më pas drejt vendeve të tjera të...