Sot SHBA feston 250-vjetorin e pavarësisë, Trump: Jemi vendi më i fuqishëm në botë! Komunizmi? Një rrezik

Sot SHBA feston 250-vjetorin e pavarësisë, Trump: Jemi vendi më i fuqishëm në botë! Komunizmi? Një rrezik

“Ne kemi Kushtetutën më të drejtë dhe më jetëgjatë në botë. Jemi vendi më i fortë dhe më i fuqishëm në botë dhe, me hirin e Zotit, Shtetet e Bashkuara janë kombi më i suksesshëm, me arritjet më të jashtëzakonshme dhe më i admiruari që ka ekzistuar ndonjëherë në historinë e njerëzimit. Dhe është një nder të jem presidenti juaj.” Kështu u shpreh presidenti Donald Trump, duke hapur fjalimin e tij në Mount Rushmore, në kuadër të festimeve për 250-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë. Ai tha se “fjalët e Deklaratës sonë të Pavarësisë shkaktuan një tërmet: ato nisën një revolucion që nuk ka përfunduar kurrë dhe që vazhdon ende edhe sot.” Identiteti amerikan, sipas Trump, “është nën një sulm të ri nga radikalë dhe ekstremistë...