Sot pritet përgjigja e Iranit, Trump optimist: Ata duan një marrëveshje, fituam luftën!

Sot pritet përgjigja e Iranit, Trump optimist: Ata duan një marrëveshje, fituam luftën!

Sot është një ditë vendimtare për paqen… ose luftën. Irani pritet t’i përgjigjet propozimit të SHBA-së për t’i dhënë fund konfliktit, duke iu afruar një marrëveshjeje mbi një memorandum të shkurtër, thanë burime për CNN. Presidenti Donald Trump tha se Uashingtoni pati “bisedime shumë të mira” me Teheranin gjatë 24 orëve të kaluara, ndërsa shtoi se ata “duan të bëjnë një marrëveshje”. “Ata duan me ngulm të bëjnë një marrëveshje dhe do të shohim nëse do t’ia arrijmë. Nëse arrijmë aty, ata nuk mund të kenë armë bërthamore, e dini, është shumë e thjeshtë. Por çfarë do të thotë të mos dorëzohesh? Ata kishin një marinë me 159 anije dhe tani çdo anije është shkatërruar dhe ndodhet në fund të detit. Kishin një forcë ajrore,...