Skanim fytyre, gjurmët e gishtave…Sistemi i ri i BE-së sjell radhë të gjata në aeroporte
FOTO ILUSTRUESE BRUKSEL-Sistemit Evropian i Hyrjes/Daljes (Entry/Exit System – EES), i cili zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave me regjistrimin elektronik të hyrjeve dhe daljeve të shtetasve nga vendet jo-anëtare të Bashkimit Evropian ka hyrë prej muajit prill në fuqi, por udhëtarët po përballen me radhë të gjatë. Disa aeroporte evropiane kanë parë radhë të gjata me orë të tëra në kontrollin e pasaportave. Pasagjerët madje kanë raportuar edhe fluturime të humbura për në shtëpi, shkruan BBC. Sistemi i ri kufitar i BE-së pothuajse e ka trefishuar kohën që u duhet britanikëve për të kaluar kontrollin e pasaportave edhe pas përmirësimeve të bëra, njoftoi aeroporti kryesor i Romës. Edhe Ryanair tha se "dështimi i implementimit të EES" po shkaktonte vonesa të panevojshme dhe radhë të gjata. Vështirësi janë...
Burimi:
zeri.ai