Skandal në Milano, shoferët e tramvajit në Milano shpërndajnë në WhatsApp foto e pasagjereve nga kamerat e sigurisë

Skandal në Milano, shoferët e tramvajit në Milano shpërndajnë në WhatsApp foto e pasagjereve nga kamerat e sigurisë

Prokurorët në Milano kanë nisur një hetim që lidhet me një grup në WhatsApp, ku rreth dhjetë drejtues tramvajesh dyshohet se shkëmbenin fotografi të pasagjereve të marra nga kamerat e sigurisë brenda mjeteve të transportit publik. Hetimi përqendrohet në dyshimet për akses të paligjshëm në një sistem informatik. Sipas burimeve, të paktën një person është nën hetim, ndërsa policia ka zhvilluar disa kontrolle në kuadër të çështjes. Ngjarja u zbulua pasi një grua, e cila po udhëtonte me tramvaj në Milano, vuri re një drejtues mjeti jashtë shërbimit, por i veshur me uniformë, duke parë në telefonin e tij një bisedë që përmbante fotografi të grave të fokusuara në pjesë të trupit të tyre, të regjistruara nga kamerat e transportit publik. Gruaja arriti të fotografonte...