Skandal në Francë: Hetohen dhjetëra shkolla dhe kopshte për abuzime ndaj seksuale fëmijëve
Një skandal i rëndë abuzimi me fëmijë ka tronditur Francën, ndërsa autoritetet po hetojnë dhjetëra kopshte publike dhe shkolla fillore për raste dhune, sulmesh seksuale dhe përdhunimesh ndaj të miturve. Sipas zyrës së prokurorit të Parisit, hetimet po zhvillohen në 84 kopshte, rreth 20 shkolla fillore dhe disa qendra kujdesi ditor, pas më shumë se 100 ankesave të paraqitura nga prindërit. Rastet përfshijnë fëmijë të moshës tre dhe katër vjeç. Në qendër të hetimeve janë të ashtuquajturit “mbikëqyrës shkollash”, punonjës që kujdesen për fëmijët gjatë drekës, pushimeve ose aktiviteteve pas mësimit. Në Francë, këta punonjës nuk punësohen nga vetë shkollat, por nga bashkitë dhe autoritetet lokale, shpesh pa trajnim pedagogjik apo arsim specifik për punën me fëmijët. Prindërit dhe avokatët pretendojnë se prej vitesh janë...
Burimi:
syri.net