Kosovë/ Policia: Tjetër vendvarrim i dyshuar i kohës së luftës në Zubin Potok
Një tjetër vendvarrim i dyshuar si pjesë e varrezave masive të kohës së luftës në Kosovë mund të jetë gjetur në Zubin Potok. Prokuroria Speciale dhe policia e Kosovës njoftuan se gjatë hetimeve që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin e zbuluar disa ditë më parë në Zubin Potok, ekspertët kanë identifikuar në terren një lokacion të ri të dyshuar në fshatin Jabukë, ku mund të ketë mbetje mortore. Sipas njoftimit të përbashkët të prokurorisë dhe policisë, do t’i dërgohet Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesë për zhvarrim dhe ekzaminimet e nevojshme. Këtë të dielë, autoritetet arrestuan personin e tretë që pas nisjes së gërmimeve 6 ditë më parë në fshatin Kalludër, ku është konfirmuar se mbetjet e gjetura të kenë AND njerëzore. Në Zubin...
Burimi:
sot.com.al