Ceuta, qyteti spanjoll në brigjet e Afrikës. Aty ku historia, gjeografia dhe emigracioni përplasen çdo ditë

Ceuta, qyteti spanjoll në brigjet e Afrikës. Aty ku historia, gjeografia dhe emigracioni përplasen çdo ditë

Nga Saimir Kadiu Ka pak vende në botë ku një gardh metalik ndan jo vetëm dy shtete, por edhe dy kontinente, dy botë ekonomike dhe dy realitete njerëzore. Një prej tyre është Ceuta. Ditët e fundit, emri i këtij qyteti u rikthye në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, pasi grupe emigrantësh marokenë depërtuan në territorin e tij, duke rikthyer debatin mbi emigracionin, kufijtë dhe marrëdhëniet mes Spanjës dhe Marokut. Por çfarë është në të vërtetë Ceuta? Pse një qytet spanjoll ndodhet në Afrikë? Dhe përse ai vazhdon të jetë një nga territoret më të diskutueshme të Mesdheut? Historia e Ceutës është shumë më e vjetër se vetë Spanja. Qyteti u themelua nga fenikasit rreth shekullit VII para Krishtit, të cilët e përdorën si një pikë strategjike...