Siria rihap korridoret ajrore jugore, rifillon operimet në aeroportin e Damaskut
Autoriteti i Aviacionit Civil i Sirisë ka bërë të ditur se janë rihapur korridoret ajrore në jug të vendit dhe ka rifilluar operimet Aeroporti Ndërkombëtar i Damaskut, pas ndalimit të shkëmbimit të sulmeve mes Iranit dhe Izraelit. “Ne njoftojmë rihapjen e korridoreve ajrore jugore të Republikës Arabe Siriane dhe rifillimin e trafikut ajror dhe aktiviteteve operative në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut duke filluar nga ora 16:00 sot”, tha Omar Al-Husari, kreu i Autoritetit të Përgjithshëm të Aviacionit Civil dhe Transportit Ajror të Sirisë. Siç raporton agjencia SANA, Al-Husari tha se vendimi për rihapje u mor pas monitorimit të vazhdueshëm të situatës dhe një vlerësimi të plotë të rrezikut nga komiteti kompetent, në koordinim me autoritetet përkatëse, duke siguruar ruajtjen e niveleve më të larta të...
Burimi:
syri.net