Sinjal për Kim Jong Un? Trump ‘frenon’ stërvitjet ushtarake në Korenë e Jugut

Sinjal për Kim Jong Un? Trump ‘frenon’ stërvitjet ushtarake në Korenë e Jugut

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka urdhëruar Pentagonin të reduktojë ndjeshëm stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut, pak orë para nisjes së tyre të hënën, 17 gusht. Trump tha se vendimi lidhet me marrëdhënien e tij të mirë me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke i cilësuar stërvitjet si “të papërshtatshme dhe armiqësore” ndaj Phenianit. Sipas tij, ushtrimet janë të kushtueshme dhe mund të dërgojnë një sinjal negativ ndaj Koresë së Veriut. Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut konfirmoi se stërvitjet do të zhvillohen sipas planit të njoftuar më parë. Stërvitjet do të zgjasin 11 ditë dhe do të përfshijnë rreth 18 mijë trupa koreano-jugore dhe amerikane, me fokus te lufta me dronë, ndërhyrjet në sistemet GPS dhe...