Si video skandaloze e ministrit izraelit rrëzoi propagandën zyrtare të Izraelit?

Si video skandaloze e ministrit izraelit rrëzoi propagandën zyrtare të Izraelit?

Videoja e publikuar nga ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, ku shfaqen aktivistë ndërkombëtarë të flotilës humanitare të gjunjëzuar, me sy të lidhur dhe duar të prangosura në Portin e Ashdodit, vazhdon të shkaktojë debat të madh ndërkombëtar dhe konsiderohet nga shumë ekspertë si një nga goditjet më të rënda ndaj imazhit publik të Izraelit në vitet e fundit. Pamjet, të shpërndara nga vetë Ben-Gvir në rrjetin social X, nuk u panë thjesht si një incident i izoluar, por si një ekspozim i drejtpërdrejtë i mënyrës sesi shteti izraelit trajton aktivistët pro-palestinezë dhe palestinezët në përgjithësi. Flotila “Global Sumud”, e përbërë nga qindra aktivistë nga vende të ndryshme të botës, kishte si synim sfidimin e bllokadës ndaj Gazës dhe dërgimin e ndihmave humanitare....