Shtëpia e Bardhë mohon pretendimet për draft-marrëveshje me Iranin
Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë raportet e medias shtetërore iraniane për një draft të supozuar të memorandumit të mirëkuptimit të arritur midis dy palëve për t’i dhënë fund konfliktit, duke e quajtur atë një “trillim të plotë”. “Ky raport nga media e kontrolluar nga Irani nuk është i vërtetë dhe memorandumi i mirëkuptimit që ata ‘publikuan’ është një trillim i plotë. Askush nuk duhet të besojë atë që po përhap media shtetërore iraniane. FAKTET KANË RËNDËSI”, shkruhej në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë në ‘X’. Media shtetërore iraniane kishte raportuar më parë se memorandumi do të përfshinte tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga zonat ngjitur me Iranin dhe heqjen e bllokadës së porteve iraniane. Disa detaje janë të ngjashme me atë që disa...
Burimi:
opinion.al