SHBA zhbllokon 600 milionë dollarë për vaksinat në vendet më të varfra

SHBA zhbllokon 600 milionë dollarë për vaksinat në vendet më të varfra

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka vendosur të lirojë menjëherë 600 milionë dollarë të miratuar nga Kongresi për Gavi, aleancën globale që ndihmon shtetet me të ardhura të ulëta të sigurojnë vaksina. Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi të mërkurën, më 29 korrik, se fondet do të vihen sërish në dispozicion pasi Gavi u zotua të punojë për kalimin gradual nga vaksinat që përmbajnë ruajtës me bazë merkuri dhe për zgjerimin e alternativave më të reja pa këtë përbërës. Vendimi ndryshon kursin e mëparshëm të Uashingtonit, i cili kishte mbajtur fondet për shkak të shqetësimeve të pambështetura me prova të ngritura nga sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr, shkruan Reuters. Gavi ndihmon vendet më të varfra të blejnë vaksina për mbrojtjen e fëmijëve nga...