Nga arkitekte në “zonjën e raketave”, historia e gruas që po armatos Ukrainën në mes të luftës

Nga arkitekte në “zonjën e raketave”, historia e gruas që po armatos Ukrainën në mes të luftës

“E bëjmë ndërsa raketat na fluturojnë mbi kokë”. Me këto fjalë Iryna Terekh përshkruan realitetin e punës së saj në krye të një prej kompanive më të rëndësishme të mbrojtjes në Ukrainë, duke prodhuar raketa, dronë dhe sisteme interceptimi në mes të luftës me Rusinë. Terekh, ish-arkitekte dhe e mbijetuar e masakrës së Buchas, sot drejton kompaninë Fire Point, e cila është kthyer në një nga emrat më të diskutuar të industrisë ushtarake ukrainase. Në selinë e kompanisë në Kiev, motoja “Quis nisi nos” – “Kush, nëse jo ne” – simbolizon përpjekjen për të ndërtuar kapacitete të reja ushtarake vendase. Produkti kryesor i kompanisë është raketa e lundrimit “Flamingo”, e cila sipas Terekh ka aftësi të godasë objektiva në distanca të gjata. Një prej këtyre...