Postribë/ Zjarr në një shtëpi, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

Postribë/ Zjarr në një shtëpi, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Domen të Postribës në Shkodër, ku një nënë dhe dy fëmijët e saj të mitur kanë humbur jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga zjarri. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër. “Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje. Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë”, tha policia. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.