Shqipërisë mund t’i hiqet organizimi i Samitit të NATO-s, SHBA kërkon rritje të shpenzimeve për mbrojtje

Shqipërisë mund t’i hiqet organizimi i Samitit të NATO-s, SHBA kërkon rritje të shpenzimeve për mbrojtje

  Copyright AP Photo/Vlasov Sulaj Sipas një raportimi të Euronews, pozicioni i Shqipërisë si vendi pritës i Samitit të NATO-s në vitin 2027 është vënë në pikëpyetje për shkak të mosarritjes së objektivave të aleancës për shpenzimet në mbrojtje. Në projektdeklaratën e samitit që do të mbahet javën e ardhshme në Ankara nuk përmendet organizimi i samitit të ardhshëm në Shqipëri, edhe pse më herët ishte bërë e ditur se Tirana do të ishte mikpritëse. Sipas burimeve të NATO-s të cituara nga Euronews, kjo është një lëvizje e qëllimshme për t’i dërguar një mesazh të fortë Tiranës që të përshpejtojë angazhimet e saj në fushën e mbrojtjes. Një burim i Aleancës konfirmoi se situata nuk ka ndryshuar dhe se Shqipëria rrezikon të humbasë të drejtën...