Shpërthimi i vullkanit në Indonezi, 3 të vdekur, shpëtohen 15 alpinistët (VIDEO)

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi, 3 të vdekur, shpëtohen 15 alpinistët (VIDEO)

Të gjithë alpinistët e mbijetuar janë gjetur pas shpërthimit të fuqishëm të vullkanit në malin Dukono në lindje të Indonezisë, ndërsa bilanci tragjik mbetet tre viktima. Lajmi u konfirmua nga shefi i policisë lokale, Erlichson Pasaribu, i cili deklaroi se gjithsej 15 persona janë evakuuar me sukses nga zona malore pas operacionit të kërkim-shpëtimit. Sipas autoriteteve, dy udhërrëfyes lokalë të grupit të alpinistëve kanë mbetur ende në mal për të ndihmuar ekipet e emergjencës në nxjerrjen e trupave të tre personave që humbën jetën gjatë shpërthimit. Viktimat janë dy shtetas të huaj dhe një banor nga ishulli Ternate. INFO GUNUNG ERUPSI ! Terjadi erupsi “GUNUNG DUKONO” – Maluku Utara pada hari Jumat, 08 Mei 2026, pukul 07:41 WIT dengan tinggi kolom abu letusan teramati ±...