Shpërthimi i ri i Ebolës në Kongo merr 80 jetë, të paktën 246 raste të dyshuara
Një epidemi e re e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos ka marrë 80 jetë, ndërsa ka të paktën 246 raste të dyshuara, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë e vendit. Ministri i Shëndetësisë i Kongos, Samuel-Roger Kamba, tha se vendi u godit nga një lloj shumë vdekjeprurës i Ebolës për të cilin nuk ka vaksinë, raporton France24. “Me këtë lloj virusi, shkalla e vdekshmërisë është shumë e lartë, mund të arrijë në 50 përqind”, theksoi Kamba. Sipas tij, lloji i virusit Ebola që shkaktoi epideminë aktuale në Republikën Demokratike të Kongos ka një shkallë shumë të lartë vdekshmërie. “Nuk ka vaksinë apo trajtim specifik për llojin Bundibugyo”, tha Kamba në një konferencë për shtyp në kryeqytetin kongolez, Kinshasa. Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë njoftuan më...
Burimi:
syri.net