Shpërthime të frota në Damask, ngjarja pranë hotelit ku ndodhej Macron. Elize: Presidenti është i sigurtë
Shpërthime të forta kanë tronditur këtë të martë kryeqytetin sirian, Damaskun, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron ndodhej në një vizitë zyrtare në vend. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, zhurmat u dëgjuan pranë zonës ku ishte akomoduar kreu i shtetit francez. Dëshmitarët thanë se panë shtëllunga të dendura tymi pranë hotelit ku Macron kishte kaluar natën. Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Autoritetet siriane nuk kanë konfirmuar nëse ka viktima apo të plagosur, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave janë në zhvillim. Pas incidentit, forcat e sigurisë bllokuan rrugët përreth dhe shtuan masat e mbrojtjes në zonë. Ndërkohë, Pallati Elize bëri me dije se presidenti Macron është i sigurt, pasi kishte lënë hotelin që në orët e para të mëngjesit për të zhvilluar takimet e...
Burimi:
vizionplus.tv