Shpërthim tragjik në impiantin e gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim tragjik në impiantin e gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 66 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në një impiant energjetik në zonën e Ras Laffan, një nga qendrat më të mëdha të prodhimit dhe eksportit të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në botë. Lajmi u konfirmua nga Ministri i Energjisë i Katarit, i cili bëri të ditur se, bazuar në të dhënat paraprake, ngjarja dyshohet të jetë shkaktuar nga një aksident dhe nuk ka indikacione që lidhen me sabotim apo ndonjë sulm të qëllimshëm. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e sakta të shpërthimit, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet në zonën e prekur. Pavarësisht incidentit të rëndë, Ministri i Energjisë siguroi se aktiviteti i sektorit energjetik nuk pritet...