Shpërthen galeria në Kolumbi, të paktën 6 minatorë të vdekur!
Gjashtë punëtorë të minierës së qymyrit u vranë në një shpërthim metani në Kolumbinë qendrore, thanë autoritetet lokale të premten. Aksidenti vdekjeprurës ndodhi ndërsa vendi i Amerikës Latine vazhdon të kërkojë për qindra persona të zhdukur pas një tërmeti me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter që goditi perëndimin e vendit të hënën. “Me keqardhje ju njoftojmë se gjashtë persona që ishin bllokuar në minierën El Porvenir 1, në Cucuñuba, u gjetën të vdekur gjatë operacioneve të shpëtimit”, njoftoi guvernatori i Cundinamarca-s, Jorge Emilio Rey, nëpërmjet X. Një minator i shtatë “mundi të dilte vetë”, shtoi zyrtari. Në këtë zonë, ku ndodhen shumë miniera qymyri, jo shumë larg kryeqytetit Bogota, operojnë qindra njësi të vogla, ndonjëherë ilegalisht, ose me leje të skaduara. Shpërthimet për shkak...
Burimi:
javanews.al