Shpërthen cisterna e naftës në Hormuz
Një anije cisternë nafte ka shpërthyer në Ngushticën e Hormuzit pasi dyshohet se është përplasur me një minë detare, raportojnë mediat iraniane. Ngjarja ka rikthyer shqetësimet për sigurinë e një prej rrugëve më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë. Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, deklaroi se ka pasur përparim në bisedimet me Omanin për krijimin e mekanizmave që do të garantojnë trafikun detar në Ngushticën e Hormuzit. Raportimet vijnë në një moment qetësie relative, pasi kanë kaluar dy net rresht pa sulme amerikane ndaj Iranit, pas gati dy javësh bombardimesh të ndërsjella. Teherani ka bërë të ditur se, në përgjigje të kësaj pauze, ka ndaluar gjithashtu sulmet hakmarrëse ndaj objektivave amerikane në rajon. Megjithatë, tensionet mbeten të larta....
Burimi:
vizionplus.tv