Shkon në gjashtë numri i të vdekurve nga të shtënat në një qendër për të rinj në Gjermani

Shkon në gjashtë numri i të vdekurve nga të shtënat në një qendër për të rinj në Gjermani

Gjashtë persona kanë humbur jetën pas të shtënave me armë në një qendër mirëqenieje për të rinj në qytetin Stade, në Gjermaninë veriore. Viktima e gjashtë ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa policia ka arrestuar dy persona dhe po heton edhe një të tretë. Sipas autoriteteve, katër gra dhe një burrë u vranë brenda objektit, ndërsa një person tjetër vdiq më vonë në spital. Policia bëri të ditur se të gjitha viktimat ishin të rritur. Deri më tani, motivi i sulmit mbetet i paqartë. Të shtënat ndodhën të hënën në një qendër mirëqenieje për të rinj në rrugën Dankersstrasse, në qytetin Stade, rreth 30 kilometra në perëndim të Hamburgut. Policia njoftoi se alarmi u mor rreth orës 12:10 sipas kohës...