Shërbimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor: Nga TikTok-u në kazermë

Shërbimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor: Nga TikTok-u në kazermë

Që nga shkurti i vitit 2022, kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, peizazhi i sigurisë në Evropë ndryshoi rrënjësisht. Ndjenja e pasigurisë u përhap në të gjithë kontinentin dhe një nga pasojat më të dukshme ishte rikthimi i debatit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Shtetet evropiane po rrisin buxhetet për mbrojtjen, po forcojnë ushtritë dhe po investojnë në modele të reja të mbrojtjes. I njëjti trend po vërehet edhe në vende të Ballkanit Perëndimor që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Serbia njoftoi se, nga marsi i vitit të ardhshëm, do ta rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, i cili do të zgjasë 75 ditë. Kosova synon të zbatojë modelin finlandez të mbrojtjes gjithëpërfshirëse. Ndërkaq, Kroacia, anëtarja më e re e Bashkimit Evropian,...