Shefi i Eurovisionit: Do të monitorojmë me kujdes votimin e shteteve
Shefi i Festivalit të Këngës në Eurovision, Martin Green, ka deklaruar se organizatorët po e ndjekin me shumë kujdes procesin e votimit në konkurs, pas shqetësimeve të ngritura për ndikimin e mundshëm të fushatave në media sociale në rezultatet e garës. Sipas Green, disa transmetues kanë pretenduar se postime nga llogari të lidhura me qeverinë izraelite kanë nxitur votuesit të votojnë disa herë, çka ka hapur debat mbi mënyrën e ndikimit në votën e publikut në edicionin e kaluar të festivalit. Ai tha për BBC se disa prej fushatave promovuese nga transmetues të caktuar kanë qenë “paksa të tepruara”, duke shtuar se çdo shkelje e mundshme e rregullave do të vihet nën shqyrtim të mëtejshëm nga Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU), organizatori i konkursit. EBU...
Burimi:
javanews.al