SHBA/ Zbulohet shkaku i vdekjes së 11 punëtorëve të zhdukur pas shpërthimit në fabrikë

SHBA/ Zbulohet shkaku i vdekjes së 11 punëtorëve të zhdukur pas shpërthimit në fabrikë

Është bërë i ditur shkaku i vdekjes së 11 punëtorëve që humbën jetën në një shpërthim të një rezervuari kimik në një fabrikë pulpe dhe letre, që ndodhi më 26 maj në Nippon Dynaëave Packaging, në Longvieë, shteti i Uashingtonit në SHBA. Sipas njoftimit të autoriteteve, të njëmbëdhjetë viktimat pësuan djegie kimike, ndërsa disa persona u plagosën rëndë. Një rezervuar që përmbante lëng të bardhë, një përzierje kimike e përdorur në procesin e prodhimit të letrës, u dëmtua dhe shpërtheu, duke dëmtuar pjesën më të madhe të objektit. Autoritetet thanë se lëngu i bardhë, i cili përdoret për të zbërthyer drurin, përbëhet nga hidroksid natriumi, sulfur natriumi dhe karbonat dinatriumi. Rezervuari prej 900,000 galonësh ishte rreth dy të tretat e mbushur në kohën e dëmtimit....