SHBA vijon sulmet ndaj Iranit për të gjashtën natë radhazi, Teherani kërcënon me hakmarrje në gjithë rajonin e Gjirit

SHBA vijon sulmet ndaj Iranit për të gjashtën natë radhazi, Teherani kërcënon me hakmarrje në gjithë rajonin e Gjirit

Për të gjashtën natë radhazi, ushtria amerikane ka ndërmarrë sulme ajrore ndaj objektivave në Iran, ndërsa Teherani akuzon Uashingtonin për goditje të infrastrukturës civile dhe paralajmëron se do të përgjigjet duke shënjestruar infrastrukturën strategjike në të gjithë rajonin e Gjirit Persik. Sipas ushtrisë amerikane, operacioni i fundit kishte në shënjestër objekte të mbikëqyrjes bregdetare, sisteme të mbrojtjes ajrore, qendra logjistike ushtarake dhe kapacitete detare iraniane. Megjithatë, mediat shtetërore iraniane raportojnë se bombardimet prekën edhe objekte civile, përfshirë ura, një aeroport, një stacion treni dhe zona të banuara. Televizioni shtetëror IRIB njoftoi se në rajonin Bandar Hamir humbën jetën shtatë persona, ndërsa u goditën gjithashtu stacioni hekurudhor në Bandar Abbas dhe aeroporti Iransar. Një zëdhënës i ushtrisë iraniane deklaroi se, nëse SHBA vazhdon të sulmojë infrastrukturën...