SHBA shpresa e fundit e Infantino, presidenti i FIFA-s i lutet për ndihmë Trump
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, pritet të zhvillojë një bisedë private me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në një përpjekje për të siguruar mbështetjen e administratës së presidentit Donald Trump për qëndrimin e tij në krye të organizatës, raporton New York Post. Sipas burimeve të medias amerikane, zyrtarisht biseda do të fokusohet te roli i futbollit si instrument i “fuqisë së butë” të SHBA-së, por qëllimi real lidhet me mbështetjen politike për një mandat të ri të Infantinos. Raporti vjen në një moment të vështirë për kreun e FIFA-s, pas tërheqjes së projektit për krijimin e një strukture të re komerciale që do të hapte rrugën për investime private në asetet e organizatës. Plani hasi në kundërshtimin e konfederatave dhe federatave kombëtare. Gjatë fundjavës,...
Burimi:
ntv.al