SHBA–IRAN, PËRPLASJA ESHTE NË PRAG
Shtetet e Bashkuara dhe Irani ndodhen sërish në një pikë kritike. Negociatat kanë ngecur, presioni amerikan po rritet dhe në qendër të përplasjes është kthyer Ngushtica e Hormuzit, një prej korridoreve më strategjike të energjisë në botë. Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar një fushatë të re dhe shumë të ashpër presioni ekonomik ndaj Teheranit, duke kërcënuar edhe vendet dhe kompanitë që vazhdojnë të bëjnë biznes me Iranin. Ndërkohë, përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës mbeten në ngërç. Në anën tjetër, Teherani po e përdor Hormuzin si një nga instrumentet kryesore të presionit ndaj Uashingtonit. Ngushtica është rruga përmes së cilës kalon një pjesë jetike e tregtisë globale të naftës dhe gazit. Por trafiku detar është tkurrur ndjeshëm gjatë krizës. Sipas të dhënave të fundit...
Burimi:
ntv.al