SHBA i jep Ukrainës licencën për prodhimin e sistemit Patriot, Zelensky: Marrëveshja u arrit
Kievi dhe Uashingtoni kanë arritur një marrëveshje mbi licencën e prodhimit për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot të SHBA-së, tha të martën Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duke shtuar se detajet teknike mbeten për t’u përpunuar.“Është shumë e rëndësishme që ekipet tona teknike (…) të fillojnë të punojnë për këtë në mënyrë që të marrim licencat sa më shpejt të jetë e mundur dhe të fillojmë prodhimin e tyre në Ukrainë”, u tha Zelensky gazetarëve. Zelensky tha gjithashtu se në ditët në vijim Ukraina do të marrë raketa PAC-3 nga Shtetet e Bashkuara. “Ishte një samit produktiv për Ukrainën. Në ditët në vijim, ne do të marrim një paketë (ndihme ushtarake) nga Shtetet e Bashkuara. Unë gjithashtu pata marrëveshje të veçanta me evropianët. Nuk ka ende...
Burimi:
syri.net