Sabotimi i “North Stream”, Kroacia arreston zhytësin ukrainas të dyshuar si autorin e shpërthimit katastrofik!

Sabotimi i “North Stream”, Kroacia arreston zhytësin ukrainas të dyshuar si autorin e shpërthimit katastrofik!

Autoritetet kroate kanë arrestuar shtetasin ukrainas, Vladimir Z., në Pula, bazuar në një urdhër arresti evropian të lëshuar nga Gjermania. Dyshohet për përfshirje në sabotimin e gazsjellësit Nord-Stream. Sipas Zyrës së Prokurorit federal në Karlsruhe të Gjermanisë, arrestimi u krye nga Departamenti i Policisë së Pulës në koordinim me Drejtorinë e Policisë së Zagrebit. I arrestuari është nën dyshime serioze se, së bashku me autorë të tjerë, shkaktoi shpërthiminnë tubacionin e gazit Nord-Stream dhe kështu kreu sabotim dhe shkatërrimin e një objekti infrastrukturor. Zyra e Prokurorit Federal në Karlsruhe, e cila është përgjegjëse për akte të drejtuara kundër rendit kushtetues, thotë në urdhër-arrestin se ukrainasi Vladimir Z., është një zhytës i trajnuar dhe se ai i përkiste një grupi njerëzish të mbledhur rreth bashkatdhetarit të...