SHBA hakmerret për dy ushtarët, sulme masive ndaj objektivave ushtarake në Iran
SHBA ka ndërmarrë një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit duke goditur objektiva të mbrojtjes ajrore dhe sisteme të mbikëqyrjes bregdetare. Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së, operacioni synoi dobësimin e kapaciteteve ushtarake të Iranit dhe mbrojtjen e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Ushtria tha gjithashtu se goditi njësi të Gardës Revolucionare Islamike, të cilat i fajëson për sulmin me raketa dhe dronë në Jordani, ku u vranë dy ushtarakë amerikanë, ndërsa një tjetër rezulton ende i zhdukur.| Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, iu përgjigj vdekjeve me një postim në X. “Zoti ju bekoftë, heronj. Sakrifica e tyre vetëm sa e ngurtëson vendosmërinë tonë.” Nga ana tjetër, Irani njoftoi se është kundërpërgjigjur me sulme me dronë ndaj dy bazave ushtarake amerikane në Kuvajt. Autoritetet iraniane...
Burimi:
vizionplus.tv