SHBA aktivizon operacionin detar, kalojnë me sukses dy anijet e para në Hormuz

SHBA aktivizon operacionin detar, kalojnë me sukses dy anijet e para në Hormuz

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se dy anije tregtare me flamur amerikan kanë kaluar me sukses nëpër Ngushticën e Hormuzitor, pavarësisht tensioneve dhe pretendimeve për bllokadë nga Iran. Sipas deklaratës së CENTCOM, forcat amerikane po “mbështesin në mënyrë aktive përpjekjet për të rivendosur lirinë e lundrimit për anijet tregtare” në këtë rrugë ujore strategjike. Ndërkohë, Marina e SHBA-së bëri të ditur se shkatërrues të pajisur me raketa të drejtuara po operojnë në Gjirin Persik, pasi kanë kaluar më herët nëpër ngushticë si pjesë e një operacioni për garantimin e sigurisë detare. “Si hap i parë, dy anije tregtare me flamur amerikan kanë kaluar me sukses Ngushticën e Hormuzit dhe po vazhdojnë udhëtimin e tyre në mënyrë të sigurt”, thuhet në deklaratë. Nga ana tjetër, Emiratet...