“Serbia nuk do ta njohë Kosovën”- Vuçiç shpërthen: Më persekutuan për Ibrin, serbët s’e duan as Tiranën, as Brukselin! S’ka sanksione as ndaj Rusisë

“Serbia nuk do ta njohë Kosovën”- Vuçiç shpërthen: Më persekutuan për Ibrin, serbët s’e duan as Tiranën, as Brukselin! S’ka sanksione as ndaj Rusisë

Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, pavarësisht presionit të Gjermanisë e vendeve të tjera, ashtu siç nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe nuk do t’i bashkohet NATO-s. Janë fjalët e Presidentit Aleksandër Vuçiç, i cili ditët e fundit ka përshkallëzuar retorikën kundër Prishtinës dhe ndërkombëtarëve, duke kërcënuar madje me nisjen e veprimeve konkrete për devijimin e lumit Ibër. Duke iu referuar njoftimit se Gjermania do të japë një shumë të konsiderueshme parash për të financuar policinë në Kosovë, Vuçiç deklaroi: “Ata duan të shohin një Kosovë të pavarur me çdo kusht dhe duan të ushtrojnë sa më shumë presion mbi Serbinë që ajo ta njohë një Kosovë të pavarur. Kjo nuk do të ndodhë, pavarësisht se sa i madh është presioni,...