“Satan”, raketa e re e Putinit: 15 koka bërthamore dhe mjet me shpejtësi hipersonike
Raketa e re ruse “Sarmat”, që jo rastësisht nga NATO quhet “Satan II”, në letër është një armë tmerruese. Ajo mund të mbajë 15 koka bërthamore, të ndjekë një trajektore orbitale që nuk lejon llogaritjen e pikës së goditjes dhe në fazën përfundimtare të lëshojë një mjet (navetë) që kryen manovra me shpejtësi hipersonike, duke premtuar se mund ta bëjë të pavlefshme çdo sistem mbrojtjeje. Për këtë arsye, pritet që hyrja e saj në shërbim, e njoftuar dje nga Vladimir Putin, të përshpejtojë garën e armatimeve bërthamore dhe të shtyjë Donald Trump të këmbëngulë për ndërtimin e mburojës hapësinore “Golden Dome”, një barrierë që sipas Kongresit amerikan do të kushtojë 1200 miliardë dollarë, shtatë herë më shumë se vlerësimet e Shtëpisë së Bardhë. “Sarmat” kreu...
Burimi:
javanews.al