Sanksionet ndaj kolonëve, Izraeli shpërthen ndaj BE-së: Krahasimi me Hamasin është i shtrembëruar dhe i papranueshëm

Sanksionet ndaj kolonëve, Izraeli shpërthen ndaj BE-së: Krahasimi me Hamasin është i shtrembëruar dhe i papranueshëm

Izraeli ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Bashkimit Europian për vendosjen e sanksioneve ndaj kolonëve izraelitë të përfshirë në dhunë. Përmes një postimi në X, ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa’ar deklaroi se vendimi i BE-së është “i motivuar politikisht” dhe pa asnjë bazë reale. “Izraeli e refuzon me forcë vendimin për të vendosur sanksione ndaj qytetarëve dhe organizatave izraelite. Bashkimi Europian ka zgjedhur të veprojë në mënyrë arbitrare për shkak të bindjeve të tij politike dhe pa asnjë bazë. Është tronditëse që BE zgjodhi të bëjë një krahasim mes qytetarëve izraelitë dhe terroristëve të Hamasit. Është një ekuivalencë morale tërësisht e shtrembëruar. Asnjë popull tjetër në botë nuk e ka të drejtën mbi tokën e vet kaq të dokumentuar dhe të konsoliduar sa populli hebre mbi...