Samiti i NATO-s/ Presidentit turk dhe Rutte krah për krah, gazetari: Çfarë sinjalizon afrimi mes dy liderëve? Marrëdhënia Erdogan-Trump në një fazë të re

Samiti i NATO-s/ Presidentit turk dhe Rutte krah për krah, gazetari: Çfarë sinjalizon afrimi mes dy liderëve? Marrëdhënia Erdogan-Trump në një fazë të re

Samiti i NATO-s në Ankara po konsiderohet një moment kyç për rolin e Turqisë brenda Aleancës. I ftuar në një lidhje direkte në Live në Mëngjes në Vizion Plus, nga kryeqyteti turk, gazetari Sokol Brahaj tha se takimi mes presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, përcolli një mesazh të qartë politik. Sipas tij, pamjet ku të dy ecën dorë për dore nuk ishin rastësore. “Kjo ecje ka një rëndësi të veçantë për presidentin Erdogan, sepse ai merr shumë pak njerëz dorë për dore. Kjo na sinjalizon se pas këtij samiti, Turqia do të jetë në një pozitë shumë më të lartë dhe më të gjerë në NATO,” u shpreh Brahaj. Ai theksoi se, pavarësisht atmosferës miqësore, gjatë takimit...