Samiti i NATO-s 2026/ Ankaraja mirëpret Forumin e Industrisë së Mbrojtjes
Në kuadër të Samitit të NATO-s 2026, në Ankara të Turqisë po zhvillohet sot Forumi i Industrisë së Mbrojtjes, një nga aktivitetet kryesore të këtij takimi, i cili ka mbledhur zyrtarë të lartë të Aleancës, përfaqësues të vendeve anëtare dhe partnere, drejtues të industrisë së mbrojtjes dhe ekspertë të inovacionit teknologjik. Sipas NATO-s, ky forum përbën një nga aktivitetet më të rëndësishme të nivelit të lartë kushtuar prodhimit, investimeve dhe zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse në hapësirën transatlantike. Në fokus të diskutimeve është zbatimi i planit të NATO-s për rritjen e investimeve në mbrojtje deri në nivelin 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, si dhe mënyrat se si këto investime do të shndërrohen në kapacitete më të avancuara ushtarake, bashkëpunim më të ngushtë mes aleatëve dhe...
Burimi:
vizionplus.tv