Samiti i G7, kryediplomati gjerman: Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë mund të fillojnë para verës
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, sugjeroi që disa bisedime për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës mund të fillojnë para verës. Duke folur për transmetuesit RTL/NTV, Ëadephul tha se asnjëra palë nuk dukej se kishte epërsi në fushën e betejës, me luftën që praktikisht kishte ngecur. “Mendoj se tani ekziston një shans për të filluar bisedimet këtë verë”, tha Wadephul, citojnë mediat ndërkombëtare. Duke iu referuar Vladimir Putin, diplomati gjerman shtoi: “Ai tani mund të jetë në një fazë ku po e konsideron seriozisht.”
Burimi:
javanews.al