Rusia “zemërohet” me SHBA: Boll furnizuat Kievin me armë

Rusia “zemërohet” me SHBA: Boll furnizuat Kievin me armë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov u takua sot në Manila me homologun e tij amerikan, Marco Rubio në prag të samitit të Azisë Juglindore. Ky është takimi i tyre i parë që prej shtatorit të vitit 2025 kur fokusi i Uashingtonit ishte tek ndërmjetësimi për dhënien fund të luftës në Ukrainë. Në takim thuhet se pala ruse e ka akuzuar palën amerikane për dërgesa “të papranueshme” të armëve në Ukrainë. Lavrov i tha sekretarit të shtetit të SHBA-së se “ishte e papranueshme të vazhdohej furnizimi me armë i regjimit të Kievit”, sipas një deklarate që lëshoi ministria e jashtme ruse. Takimi gjati 30 minuta, ndërsa Rubio kur u pyet për dërgesat e armëve të përmendura nga Moska u përgjigj: “Ne shesim armë përmes...