Rusia sulmon me dronë dhe raketa Kievin, humbin jetën 10 persona, dhjetëra të plagosur

Rusia sulmon me dronë dhe raketa Kievin, humbin jetën 10 persona, dhjetëra të plagosur

Forcat ruse kanë ndërmarrë një sulm të gjerë me dronë dhe raketa ndaj kryeqytetit ukrainas, Kievit, gjatë natës, duke lënë të paktën 10 viktima dhe shumë të tjerë të plagosur. Ka qenë kryebashkiaku Vitali Klitschko ai i cili konfirmoi numrin e viktimave, duke paralajmëruar se bilanci mund të rritet ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë operacionet në terren. Sulmet goditën disa lagje të qytetit, duke shkaktuar zjarre të mëdha, dëmtime të konsiderueshme në ndërtesa banimi, automjete dhe infrastrukturë civile. Mes viktimave raportohet se ka edhe fëmijë, ndërsa autoritetet lokale kanë nisur evakuimin e banorëve nga zonat më të prekura. Kreu i administratës ushtarake të Kievit, Tymur Tkachenko, akuzoi Rusinë se po shënjestron qëllimisht zonat e banuara. “Armiku po synon qëllimisht lagjet civile dhe po vret qytetarë...