Rusia sulmon Kievin me raketa balistike, humbin jetën 14 persona; 22 të plagosur
Rusia ka ndërmarrë një sulm masiv me raketa balistike dhe dronë ndaj Ukrainës, duke lënë të paktën 14 persona të vrarë dhe 22 të plagosur. Bëhet fjalë për një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj Kievit gjatë këtij viti. Sulmi nisi pak pas mesnatës së së mërkurës. Kreu i administratës ushtarake të Kievit, Timur Tkachenko, deklaroi se “armiku po sulmon sërish masivisht rajonin e Kievit”. Alarmet ajrore zgjatën për më shumë se një orë, ndërsa valë raketash balistike goditën kryeqytetin ukrainas dhe zonat përreth. Sipas administratës ushtarake, sulmet shkaktuan dëme në ndërtesa banimi dhe magazina. Tkachenko bëri të ditur se nëntë persona humbën jetën në distriktin e Boryspilit, katër në Bucha dhe një tjetër në distriktin e Fastivit. Pas sulmit, Ukraina u bëri sërish thirrje aleatëve...
Burimi:
ntv.al