Rusia paralajmëron sulme në Kiev, SHBA sfidon Moskën: Ambasada jonë nuk mbyllet

Rusia paralajmëron sulme në Kiev, SHBA sfidon Moskën: Ambasada jonë nuk mbyllet

Shtetet e Bashkuara thanë sot (28 maj) se ambasada e tyre në Kiev do të mbetet e hapur, pavarësisht paralajmërimeve të Rusisë se diplomatët që mbeten në kryeqytetin ukrainas rrezikojnë të jenë në shënjestër. “Nuk ka pasur asnjë ndryshim në operacionet tona dhe çdo raport që thotë të kundërtën është i rremë”, tha ambasada amerikane në një deklaratë në platformën X. “Departamenti i Shtetit nuk ka përparësi më të lartë se siguria e qytetarëve amerikanë dhe rishikon rregullisht masat e sigurisë në ambasadën në Kiev”. Ministria e Jashtme ruse të hënën u bëri thirrje qytetarëve të huaj dhe diplomatëve të largohen nga Kievi “sa më shpejt të jetë e mundur”, duke paralajmëruar se ata ishin në rrezik sulmesh me raketa në kryeqytetin ukrainas. Sekretari i...