“Rusia është e gatshme të negociojë me Ukrainën”/ Lavrov akuzon Uashingtonin: SHBA nuk e respektoi marrëveshjen e Alaskës

“Rusia është e gatshme të negociojë me Ukrainën”/ Lavrov akuzon Uashingtonin: SHBA nuk e respektoi marrëveshjen e Alaskës

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se nuk kanë zbatuar marrëveshjet e arritura gjatë samitit të zhvilluar në Alaska në gusht të vitit 2025 mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin. Në një intervistë për RT Arabic, të cituar nga agjencia ruse Tass, Lavrov deklaroi se gjatë takimit ishte arritur një mirëkuptim i qartë për nisjen e një procesi diplomatik që do të mund të çonte drejt përfundimit të luftës në Ukrainë. “Një marrëveshje shumë e qartë u arrit në Alaska bazuar në një propozim specifik nga Shtetet e Bashkuara. Nëse SHBA do ta kishte promovuar realisht këtë iniciativë, do të ishim ulur në tryezën e negociatave shumë kohë më parë dhe armiqësitë do të kishin pushuar”,...